19 Prill 2024

Në ditën e parë u regjistruan 46 deputetë të Kuvendit

Prishtinë, 26 korrik - Sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së gjashtë.

Zyra për Informin e Kuvendit të Kosovës njofton se në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare. 

\"Regjistrimi vazhdon nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 – 15:00\", thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim.

Siç dihet, presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka caktuar seancën konstituive të legjilaturës së re të Kuvendit të Kosovës më 3 gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)