28 Mars 2024

Sindikata kërkon hetim të punësimeve në RTK

Prishtinë, 20 korrik - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar ndaj punësimeve të pakontrolluara që po ndodhin  në RTK.

Fadil B.Hoxha, Kryetar i SPRTK-së ka thënë së vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona, madje në disa raste pa konkurs, përfshirë familjarë të  stafit udhëheqës të RTK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
 
Me këtë veprim, sipas sindikates, Menaxhmenti i RTK-së vazhdon të mospërfillë rekomandimet e Auditorit Gjeneral, për mospunësime të reja për shkak të gjendjes së vështirë financiare të Transmetuesit Publik, përfshirë borxhet milionëshe.

\"SPRTK u bën apel deputetëve të posazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që të ngrisin zërin kundër punësimeve pa mbuesë financiare të cilat po e çojnë RTK drejt falimentimit\", ka theksuar Hoxha.

Sindikata gjithashtu ka ftuar Inspektoratin e Punës që të bëjë hetimin e ketyre punësimeve.

Kryesia e Sindikatës, në ditët në vijim do të vendos për hapat e mëtutjeshëm të kundërshtimit të këtyre veprimeve.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)