29 Mars 2024

Kryetari Rugova dëgjon shqetësimet e qytetarëve

Istog, 17 korrik - Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova, sot në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut, është mbajtur tubimi i parë me qytetarë që kishte për qëllim shpalosjen e aktiviteteve të komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Fillimisht  Kryetari Rugova ka përshëndetur dhe ka falënderuar qytetarë të cilët kishin ardhur për të dëgjuar se çfarë është bërë në këtë gjysmë vit por edhe për të ndarë së bashku hallet dhe brengat që ata kanë.

\"Gjatë kësaj periudhe janë realizuar dhe janë në realizim e sipër shumë projekte të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Istogut dhe unë duke paraqitur këtë njoftim të shkurtër, mbi punën e organeve komunale dhe rezultateve të arritura, nuk kam për qëllim që të mohoj edhe disa lëshime gjatë punës të cilat shpresojmë se gjatë periudhës së ardhshme do të eliminohen\", tha ndër të tjera kryetari Rugova.

Po ashtu, të pranishmit janë njoftuar për projektet e realizuara në të gjitha fushat  por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Istogut.

Nga ana e qytetarëve, u ngritën çështje që kryesisht kishin  të bënin  me infrastrukturë rrugore,ujësjellës, kanalizim, si dhe kërkesa tjera në të cilat kryetari Rugova ka dhënë përgjigje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)