20 Prill 2024

Posta e Kosovës shpërblehet në ekspozitë ndërkombëtare

Prishtinë, 12 korrik - Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016 në ekspozitën ndërkombëtare  Grand Prix De L’Exposition Wipa, të mbajtur në Austri.

Pulla postare fituese Evropa 2016 – Mendo gjelbër, është lëshuar në qarkullim postar më 9 maj në kuadër të fushatës globale për mbrojtje të ambientit.

“Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Autore e pullës postare është Brikena Alili. Posta e Kosovës zotohet se do të vazhdojë përkushtimin  për zhvillimin e mëtejmë të filatelisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)