19 Mars 2024

Liderët urojnë për Bajram

Prishtinë, 25 qershor- Liderët politikë të vendit kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës ku janë pritur nga myftiu Naim Tërnava. Ata kanë uruar besimtarët islamë për festën, duke u lutur për paqe, stabilitet dhe mirëqenie.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që ne bashkarisht të shkojmë përpara.

\"Unë shpreh edhe sot, respektin shumë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën që kjo Bashkësi dhe që e ka bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë”, tha ai.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, ka ftuar të gjithë qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ec edhe vendi ynë përpara.

Ndërsa Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, tha se kjo festë duhet të shërbej për solidaritet më të madh mes njerëzve.

“Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste”, tha Haradinaj.

Edhe Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët përmes një postimi në Facebook.

\"Pas muajit të Ramazanit, pas agjërimit, vjen Festa e Bajramit. Të gjithë shqiptarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin duke përkujtuar vlerën e sakrificës njerëzore dhe rëndësinë e përkushtimit shpirtëror. Le ta ndërtojmë e zhvillojmë bashkimin dhe solidaritetin e të gjithëve. Le ta praktikojmë e kultivojmë ndihmën dhe mëshirën për njëri-tjetrin\", ka shkruar Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)