19 Prill 2024

FSK realizon ushtrimin fushor 'Ujku Vigjilent - 2'

Prishtinë, 22 qershor - Kompania 2/A e  Batalionit të Dytë  të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forces  me kohëzgjatje prej tre muajsh nga  data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017.

Si përmbledhje e të gjitha fazave të  trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka  përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit  Fushor  48 orësh të koduar “Ujku Vigjilent- 2”  në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.

Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit.

Në këtë ushtrim përveç pjesëtarëve të Kompanisë 2/A  mbështetje e ushtrimit fushor kanë qenë edhe njësitë tjera te FSK–së,  Njësia e Ndërlidhjes Reagimit në Kriza (NJNRK), Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC)  dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Po  ashtu gjatë realizimi të ushtrimit fushor janë angazhuar dhe institucionet civile të  komunës se Deçanit: Drejtoria për emergjenca dhe shpëtim, Policia e Kosovës, Kryqi kuq i Kosovës, Agjencia për emergjenca civile, Shtëpia shëndetit dhe Zjarrfikësit.

Incidenti i improvizuar ka ndodhur me 19 qershor  dhe së pari kanë intervenuar institucionet civile te  komunës se Deçanit si; Zjarrfikësit, Qendra  emergjente  shëndetësorë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq te Kosovës dhe Policinë e Kosovës që kanë bërë perimetrin e  sigurisë.

Ushtrimin fushor e kanë përcjellë nga afër Komandanti i BRSH Kolonel Xhevahir Geci, Komandanti i Batalionit te dytë,  Nënkolonel Mehmet Lladrovci, Kryetari Komunës së Deçanit  Rasim Selmanaj dhe  ekipet vlerësuese të Bat dytë, KDS-së  dhe BRSH-së.

Gjatë realizimit të këtij ushtrimi i cili u realizua në  bazë të planit vjetor të trajnimit dhe aktiviteteve të Batalionit të Dytë, ku pjesëtarët e FSK-së dëshmuan  edhe njëherë se janë të përgatitur profesionalisht në Planifikim dhe  operacionet ushtarake siç janë: Ushtrimet fushore, Stërvitjet e betejave, Lëvizjet taktike individuale, Procedurat e udhëheqjes se trupave, Okupimi i bazës patrulluese, Hyrje në patrullim, Operacione urbane ,Pika të kontrollit, patrullimi me Blinda dhe fusha tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)