29 Mars 2024

Organizohet mikpritje për mjeshtrin e madh të boksit Erzen Rrustemi

Gjilan, 19 qershor – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin më të lartë sportiv “Mjeshtër i Madh” boksierin gjilanas Erzen Rrustemi.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka organizuar një konferencë me gazetarë në shenjë mirënjohjeje për vendimin e presidentit, derisa shoqërohej nga kampioni i botës në boks, Erzen Rrustemi.

Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se Erzen Rrustemi nga Gjilani është i pari sportist i nderuar me këtë titull nga presidenti shqiptar, si autoriteti më i lartë.

“Ne jemi dy herë të lumtur, herën e parë në vitin e kaluar kur Kuvendi i Komunës së Gjilanit e ka shpallur Nderi i Qytetit me inicim dhe propozim të zyrës sime dhe hera e dytë është kjo kur presidenti Nishani, pikërisht në shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, ka zgjedhur çmimin Mjeshtër i Madh i sportit, për vendasin tonë Erzen Rrustemi”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse Erzen Rrustemi, kampioni i botës në boks, ka thënë se përkrahja dhe mbështetja që është dhënë për të nga kryetari i Gjilanit dhe shqiptarët anekënd, në veçanti nga presidenti shqiptar, shkëlqësia e tij Bujar Nishani, janë një detyrim, siç ka thënë ai, që të vazhdoj me përfaqësim edhe më dinjitoz gjatë të ardhmes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)