19 Prill 2024

Bëhen bashkë në luftën kundër ekonomisë gri

Prishtinë, 19 qershor - Në Beqiç të Malit të Zi është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore. Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.

Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte \"Reforma e Administratës Tatimore dhe lufta kundër ekonomisë gri”.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së ka prezantuar të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, zhvillimet ndërmjet dy samiteve në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyqe të konkurrencës së drejt në biznes.

\"Sistemi tatimor i Kosovës,  vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja\", ka thënë Imeri.

Sipas Imerit, në funksion të stabilitetit financiar, në ATK ka pasur një ngritje të përmbushjes tatimore dhe një trend pozitiv në të hyra, si rezultat i një partneriteti me tatimpagues, krijimit të lehtësive për tatimpaguesit e rregullt dhe luftimit të atyre që bëjnë shmangie në pagesën e tatimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)