22 Qershor 2017

Hapet thirrja për aplikim për punëtorinë “Film & Factual Media”

Prizren, 19 qershor – DokuFest fton të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit që të aplikojnë për kampin veror ku do të aftësohen në prodhimin e filmave dokumentar.

\"Kampi 3 ditor organizohet në kuadër të edicionit të 16-të të DokuFest që mbahet nga 4-12 gusht 2017 në Prizren\", thuhet në ftesën e DokuFest.

Programi i kampit ka për qëllim nxitjen e kreativitetit tek të rinjët përmes punëtorive intensive, master klasave dhe ushtrimeve praktike. \"Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën angleze\", thuhet në njoftimin e DokuFest.

Ky aktivitet implementohet nga Dokufest dhe mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Shpėrndaje artikullin:

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh