28 Mars 2024

Krerët e misioneve të BE vizitojnë qendrën historike të Prizrenit

Prizren, 23 maj - Me ftesë të përfaqësuesve të shoqërisë civile lokale, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do të vizitojnë nesër qendrën historike të Prizrenit.

Qëllimi i vizitës është informimi rreth gjendjes së ruajtjes së objekteve kulturore në Prizren, duke përfshirë vendet ku BE-ja ka ndihmuar në restaurim përmes një investimi me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Shefat e misioneve të BE-së shpresojnë të rrisin vëmendjen mbi natyrën unike të qendrës historike të Prizrenit, në mënyrë që bukuria dhe identiteti i saj kulturor të mbrohet dhe të ruhet për gjeneratat që vijnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)