21 Maj 2018

Komiteti i PPP miraton 3 projekte me rëndësi për qytetarët e Ferizajt

Prishtinë, 19 maj - Në Ministrinë e Financave u mbajt sot takimi i radhës i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (KPPP) i udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti, ku diskutuan dhe u aprovuan 3 projekte për Komunën e Ferizajt.
 
Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë.
 
Gjatë takimit u bë e ditur se sipas studimit të Fizibilitetit qëllimi i Projektit për sigurimin e shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj, është që sigurimi në shkollat fillore dhe të mesme në Ferizaj në 13 lokacione të identifikuara nga Komuna e Ferizajt të rritet në mënyrë të dukshme dhe që standardi i sigurisë në këto institucione të jetë i lartë dhe cilësorë.
 
Në këtë takim u bë e ditur se qëllimi i Projekt propozimit për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit, është që parkingu të ketë hapësirën e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i shfrytëzueshëm për të gjithë qytetarët pasi që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit dhe ka qasje të mirë për automjete. Në kuadër të këtij projekti, mbi parkingun nëntokësorë  parashihen të ndërtohen hapësira të gjelbra të cilat do të shërbejnë si parqe dhe hapësira në shfrytëzim për qytetarët.
 
Ndërsa, sa i përket Projekt propozimit për ndërtimin e parkingut P3 në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë, anëtarët e Komitetit të PPP-së u njoftuan nga përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt se qëllimi i këtij projekti është që parkingu të ketë hapësirën e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i shfrytëzueshëm për të gjithë qytetarët dhe ka qasje të mirë për automjete. Në kuadër të kësaj ndërtese parashihen të ndërtohen hapësira të gjelbra të cilat do të shërbejnë si parqe dhe hapësira në shfrytëzim për qytetarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë. ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora12:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)