19 Tetor 2017

Arbëria e Gjilanit ka hequr të gjitha problemet energjetike

Gjilan, 19 maj - Projekti madhor me një kosto rreth 200 mijë euro, është investimi i radhës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) në lagjen Arbëria, në komunën e Gjilanit.

Realizimi I këtij projekti ka qenë jashtëzakonisht i nevojshëm për banorët e kësaj ane, ku kanë përfituar  mbi 500 familje.

Tash lagjja ka hequr të gjitha problemet enrgjetike. Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike dhe tensioni është stabilizuar, përderisa shtyllat e drurit dhe rrjeti i vjetër elektrik nuk shihen më këtu.

Për të gjitha këto KEDS ka vendosur një trafostacion të ri 10/0.4 kV me fuqi 1000 kVA, gjithashtu janë vendosur 7000 m kabllo ajrore për tension të ulët, 3500 m kabllo nëntokësore për tension të ulët, 6800 m kabllo nëntokësore për tension të mesëm, 184 shtylla betoni për tension të ulët, katër shtylla betoni për tension të mesëm, gjithashtu janë hapur 1900 m kanal për shtrirjen e kabllove dhe 32 puseta.

Me këto investime dhe me infrastrukturën moderne, tash Arbëria ka marrë një pamje moderne.

 Sipas Azem Shkodrës, banor i kësaj lagje, me profesion profesor i matematikës, KEDS ka bërë një punë shumë të mirë.

“Tash rrymën e kemi mjaft të fortë dhe stabile. Është larguar komplet rrjeti i vjetër dhe me vendosjen e kabllove bistekë është larguar edhe rreziku për kalimtarët. Investimet e KEDS-it dhe ndriçimi publik nga ana e komunës, na kanë ndriçuar lagjen”, ka thënë Shkodra.

I kënaqur me këto investime shprehet edhe pronari i minimarketit “Eltoni”në këtë lagje, Gëzim Fazliu, i cili tash më i ka hequr nga përdorimi stabilizatorët që i përdorte deri vonë për përforcimin e rrymës.

“Shpesh kemi pasur probleme me rrymë, tash është shumë më mirë. Ushqimet në friza tash i kemi të sigurt. Nuk ka më kabllo nëpër tokë. Me këtë rrjet të rri tash po më duket si me qenë në Zvicër. Qind për qind është më mirë se ka qenë”, ka thënë Fazliu.
 
KEDS do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e rrjetit energjetik sipas planit zhvillimor, që parasheh deri në vitin 2025 vendosjen e 3500 trafostacioneve të reja dhe mbi 200 kilometra rrjet të ri në tërë territorin e Kosovës, që kapin shumën deri në 300 milionë euro.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Valën dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e PTK-së, ora 9:30)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temën “Rëndësia e Parandalimit të Korrupsionit në Zhvillim Ekonomik”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministria e Drejtësisë dhe Njësia Kosovare e  BioetikÑ‘s në UNESCO nÑ‘ kuadrin e Ditës Botërore tÑ‘ BioetikÑ‘s organizon konferencën një ditore më moton "Barazia,Drejtësia dhe Paanshmëria". (Ministria e Drejtësisë në objektin e ri të Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i punimit "Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nw tw cilwn do tw bwhwt tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media në të cilën do të diskutohet mbi sistemin e financimit të subjekteve politike, me një fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, hyrja ngjitur me qendrën Orion, Kati 2, ora 10:30)

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mbajn konferencën e përbashkët lidhur me përgatitjet e përbashkëta për Zgjedhjet Lokale 2017.  (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e diskutimit "Arsimi i lartë në Kosovë - sfidat kryesore dhe rruga përpara", ku do të diskutohen çështjet e ngutshme në arsimin e lartë në Kosovë dhe masat e nevojshme për t’i adresuar këto sfida. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e fushatës elektorale



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun kryesore të qytetit. (Tregu te Klan Kosova, ora 9:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut. (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Dabishevc. (Dabishevc, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Vitisë, Salih Salihu mban tubim elektoral në Viti. (Shtëpinë e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës në Drenas. (Palestra Sportive, Drenas, ora 12:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Lagjen e Muhaxherëve dhe Bregu i Diellit. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve në Suharekë, ora  17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", në Gilan, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Hackerspace. (Hackerspace, ora 17:00)

- Nisma për Kosovën mban tubimin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 17:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Tevezhdoll. (Tevezhdoll, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant "Park" në, ora 18:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Besi. (Besi, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorët e lagjes së Muhaxherëve. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 19:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Fushë-Kosovës, Driton Avni Zogiani mban tubim elektoral në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, në ora 20:00)