24 Prill 2024

Ministri Zharku përuron rrugën në Bishtazhin të Gjakovës

Prishtinë, 19 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës në Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Ky projekt rrugor ka një gjatësi prej 1041 metrash, gjerësi prej 5 metrash, me një kosto prej 106,998.99 eurosh.

Projektet e tjera në zhvillim të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Gjakovës janë: Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden, Faza II; asfaltimi i rrugës Rogovë - Dedaj; ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në Fshatin Demjan; ndërtimi i rrugës Dashinoc - Bardhaniq; Vazhdimi i asfaltimit të rrugës lokale Botushë - Koshare dhe asfaltimi i rrugës Pacaj - Dobrosh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)