18 Prill 2024

Zharku inspektoi punimet e asfaltimit të rrugëve në Kçiç dhe Koshtovë

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizituan punimet e dy projekteve rrugore në komunën e Mitrovicës.

Fillimisht, ministri Zharku vizitoi fillimin e punimeve të asflatimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 171,580.34 eurosh, me një gjatësi prej 1623 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.

Më pas, ministri Zharku vizitoi projektin tjetër infrastrukturor, asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën nacionale N2, i cili po ashtu, është financuar nga MI në vlerë prej 231,149.21 eurosh, me një gjatësi prej 1656 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

Ministri Zharku theksoi përkushtimin e MI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin.

Ministria e Infrastrukturës është duke financuar 70% të projektit për ndërtimin e rrugës në fshtatin Vërnicë së bashku me komunën e Mitrovicës. Vlera e këtij projekti është 452,869.20 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)