19 Prill 2024

Vihet gurthemeli i shkollës “Qamil Iljazi” në fshatin Kaçanik i Vjetër

Prishtinë, 27 prill - Kryeparlamentari  i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kanë vënë gurthemelin e shkollës së  mesme të ulët  “Qamil Iljazi” në fshatin Kaçanik i Vjetër.

Ministri Bajrami pasi uroi nxënësit dhe mësimdhënësit, theksoi se vendimi për ndërtimin e shkollës është marrë para gjashtë muajve, kur edhe kishin realizuar një vizitë në objektin e vjetër të kësaj shkolle.

Ministri Bajrami tha se, ndjehet i kënaqur me rastin e vënies së këtij gurëthemeli, shkollë kjo e cila do të ofrojë kushte për mësimdhënie moderne.

“Përmirësimi i kushteve infrastruktorore është vetëm gjysma e punës për ngritjen e cilësisë, gjysma tjetër e punës na mbetet neve mësimdhënësve për të plotësuar këtë obligim kombëtar, të cilin Qeveria e Kosovës e ka vënë prioritet”, është shprehur Ministri.

Ndërsa, kryeparlamentari i Kosovës, z. Kadri Veseli tha se, me ndërtimin e kësaj shkolle hapim perspektiva të reja për arsimimin dhe edukimin e nxënësve. Z. Veseli po ashtu porositi nxënësit që të jenë të zellshëm, të mësojnë dhe të aftësohen për jetë, njëherësh kur objeti shkollor të jetë funksional, ta ruajnë atë.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, i cili ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për investimet që po bëjnë në këtë komunë.

Ndryshe, në këtë shkollë vijojnë mësimin mbi 470 nxënës, me të cilët punojnë rreth 30 mësimdhënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)