19 Prill 2024

Mustafa: Bashkëjetesa vlerë e rëndësishme e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës mori pjesë në konferencën ceremoniale për nder të shënimit të Ditës së Komunitetit Turk.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ambasadorë, deputetë dhe përfaqësues të komunitetit turk në Kosovë.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa uroi komunitetin turk për këtë ditë, duke iu dëshiruar suksese në të gjitha fushat, si dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim edhe më të frytshëm në të ardhmen.

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa ka pritur në takim edhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz, i cili po viziton Kosovën.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e shtetit turk për Kosovën, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Zëvendësministri Yildiz, po ashtu, shprehur përkushtimin e Turqisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, si dhe mbështetjen e mëtejmë të Turqisë, me theks të veçantë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)