25 Prill 2024

MI financon projektet infrastrukturore në Partesh

Prishtinë, 21 prill - Sot, u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit për financimin e realizimit të projekteve rrugore.

Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së parteshit, Dragan Nikolić, parashihet rregullimi i rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë prej 50,000 eurosh.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)