21 Janar 2018

Dogana mbledh 269,8 milion euro deri me 20 Prill

Prishtinë 21 prill - Dogana e Kosoves ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave.

Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 2,5% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 7 milion euro më shumë.

Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 263,2 milion deri me 20 prill 2016 derisa në këtë periudhë janë mbledhur 269,8 milion euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Janar 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 9:00)

- Hapen te gjtha vendvotimet brenda Kosovës për të zgjedhur kryetarin e Lëvizjes Vetëvenodjse, ora 10:00

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, mbahet akademi përkujtimore në shënim të përvjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova. (Salla e teatrit të qytetit, ora 16:00)