25 Prill 2024

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes MAShT- it dhe ADA-s

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri Bajrami ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit, pa të cilën mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Ministri Bajrami theksoi se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës sa i përket përkushtimit të saj në ngritjen e cilsë.

“Po e nisim një projekt shumë të rëndësishëm, proejktin HERAS, i cili do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së universiteteve tona publike, në orientimin e universiteteve tona drejt shkencave aplikative dhe stimulimin e kërkimit dhe hulumtimit shkencorë”, theksoi ministri Bajrami.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, z. Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar, veçanërisht në arsimin e lartë.

Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe kap vlerën 2 milionë euro. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinje në fushën e shkecave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)