19 Prill 2024

Papunësia në Kosovë është 28.7 për qind

Prishtinë, 14 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet kryesore të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2017.

Anketa ka pasur shtrirje në 584 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 465 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.

Ekonomitë familjare, të  selektuara për anketim, përveç që kanë pasur një anketim, ato kanë pasur edhe tri rianketime sipas periudhës referuese. 

Ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të
ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64  
vjeçare. 

Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore  është 41.3 %. 

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2017, është 29.5%.

Punësimi më i lartë është te meshkujt me 45.6%, ndërsa punësimi te femrat është 12.9%.

 Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetesor, me rreth 52 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në  sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë me 44%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.1%, prodhimi me 12.9%, ndertimtaria me 12.5 % dhe arsimi me 9.8 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin  pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.9% e personave të punësuar kanë kontratë  të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.1% kanë kontratë të përkohshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)