20 Prill 2024

Kuvendi mban seancë me pikat e mbetura nga seancat e kaluara

Prishtinë, 30 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë projektligje, si dhe pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
 
Seanca e sotme do të fillojë me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Në vazhdim, do të shqyrtohen edhe tri projektligje të tjera: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor  për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor  në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A, si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Për herë të parë, do të shqyrtohen katër projektligje: Projektligji për ndërmarrjet sociale, Projektligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë, Projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. Më pas, pritet votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Për herë të dytë ndërkaq, deputetët do të shqyrtojnë katër ligje, me amendamente të komisioneve funksionale: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive, Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, si dhe Projektligjin për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në fund, pritet të votohen edhe tri pika të mbetura nga seancat e kaluara: Propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)