20 Prill 2024

Mbahet konferenca rajonale 'NATO dhe Ballkani Perëndimor'

Prishtinë, 30 mars - Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon konferencën rajonale te Shoqërisë Civile me temë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi”.

Konferenca do të selljë një numër të respektueshëm të zërave kredibil të aktivistëve të shoqërisë civile dhe analistëve të çështjeve të sigurisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përshirë Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Konferenca synon të vendos një platormë të diskutimeve profesionale mbi pikëpamjet e shoqërisë civile në raport me sigurinë rajonale, kërcënimet dhe sfidat, sikurse edhe për rolin e zgjerimit të NATO-s në këtë rajon të Europës.

Konteksti i temave për t’u diskutuar:

Derisa Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, Mali i Zi duket se është fazën krejtësisht të fundit për anëtarësim të plotë në NATO. Maqedonia, në anën tjetër, ka humbur mundësinë të bëhet anëtare e NATO-s në vitin 2009 për shkak të çështjes së pazgjidhur me Greçinë në raport me problemi edhe më tutje të hapur bilateral, të njohur si “çështja e emrit të Maqedonisë”.

Serbia shihet si vend “ushtarakisht neutral”, megjithëse reformat kryesore strukturore dhe konceptuale të Ushtrisë së Serbisë janë bërë në bazë të përvojave të shteteve anëtare të NATO-s, në njërën anë, dhe ka themeluar njëlloj marrëdhënie speciale ushtarake me Federatën Rusë, në anën tjetër. 

Kosova është e orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe synon të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, por procesi mund të fillojë vetëm kur të tejkalohen sfidat e saj në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Prezenca e NATO-s në Kosovë, si udhëheqëse e Misionit Paqe-Ruajtës të OKB-së, daton që nga qershori 1999, derisa trupat e saj janë reduktuar gradualisht. NATO ka një rol të rëndësishëm në trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do të transformohet në mision ushtarak bazuar në politikat e Kosovës.

Mali i Zi ka marrë ftesën zyrtare për t’iu bashkuar NATO-s dhe, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet shteti i 29-të anëtar i NATO-s në pjesën e parë të vitit 2017.

Konferenca Rajonale e Shoqërisë Civile do të grumbullojë aktivistët e shoqërisë civile dhe analistët e çështjeve të sigurisë për të diskutuar ndikimin në sigurinë rajonale të anëtarësimit të Malit të Zi, si dhe mësimet që duhet nxjerrë nga shtetet tjera në rajon që janë të orientuara drejt NATO-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)