29 Mars 2024

62 për qind e fuqisë punëtore në Kosovë është joaktive

Prishtinë, 25 shkurt - Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” organizoi në Prishtinë panelin me temën “Kosova në 9 Vjetorin e Pavarësisë: Politika dhe Ekonomia”.

Në emër të Institutit “Gnosis”, Blerim Halili hapi panelin dhe theksoi rëndësinë e 17 shkurtit në kontekstin shqiptar dhe atë ballkanik.

“Fokusi i panelit të sotëm është mbi dy kategori kryesore, apo mbi dy themele të zhvillimit shoqëror dhe shtetëror, mbi politikën dhe ekonominë”, tha ai.

Në fjalën e tij, Dukagjin Gorani foli mbi disa mangësi të sistemit shoqëror në Kosovë, siç është humbja e besimit te njëri-tjetri, mungesa e një etike publike apo sistemi vleror që do të funksionalizonte moralin, të drejtën dhe respektin si parime njerëzore.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e mendimit kritik në progresin shoqëror, si dhe kritikoi gjendjen aktuale në Kosovë, ku në shumë segmente mbisundon forma dhe formaliteti, por mungon ndryshimi në esencë.

Ndërsa Fisnik Reçica theksoi rëndësinë e resurseve kryesore ekonomike në zhvillimin e Kosovës, duke filluar nga resurset njerëzore, si resursi kryesor ekonomik, ato natyrore dhe turistike si dhe mbi rolin e sektorit privat, të kapitalit dhe të ndërmarrësisë në këtë zhvillim.

Ai tha se ekziston nevoja për një koordinim strategjik për të realizuar ndryshime pozitive në shume sektorë të jetës ekonomike.

Në analizën e tij mbi ecurinë ekonomike, ai kritikoi edhe modelin e privatizimit që ka ndodhur në Kosovë, duke thënë se ai ka lënë pasoja negative.

Sipas tij, roli i remitencave në ekonominë kosovare, është tejet i madh, por Kosova ka një ekonomi konsumuese si rrallë vende tjera.

Sa i përket statistikave, ai tha se 62% e fuqisë punëtore në Kosovë është joaktive, papunësia arrin deri në 30%, ndërsa të ardhurat mesatare janë 3400 euro për kokë banori në vit.

Mirëpo, nga analiza e tij, Reçica dha rekomandim që t’i kushtohet vëmendja kryesore resursit njerëzor, pra sistemit të edukimit.

Në pjesën e dytë të panelit, studiues dhe studentë pjesëmarrës diskutuan me panelistët tema dhe problematika të ndryshme aktuale për shoqërinë kosovare./Gnosis

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)