20 Prill 2024

Nisin punimet në vendosjen e rrjetit elektrik në Llozicë të Gjakovës

Prishtinë, 25 shkurt - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ekipet e KEDS-it në distriktin e Gjakovës kanë nisur punimet në realizmin e projektit të dytë me radhë atë në TS- Llozica5.

Për shkak të rrjetit të vjetruar është parë e nevojshme që të intervenohet në këtë pjesë të komunës së Gjakovës.

Deri tash është ngritur dhe betonuar trafoshtylla. Janë ngritur gjithashtu edhe 4 shtylla të betonit 12 metra. Ekipet e KEDS kanë punuar edhe në rrjet të tensionit të ulet ku janë vendosur 8 shtylla të betonit 9 metwrsh.

Sipas inxhinierit të KEDS-it që po mbikëqyr projektin punimet po vazhdojnë ku planifikohet të vendosen edhe transformatorë, shtylla tjera, orman dhe përçues.

Punimet do të përfundojnë së shpejti, ku do të përfitojnë banorët që janë të kyçur në këtë rrjet elektrik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)