19 Prill 2024

Sot mund të ketë reshje shiu të përziera me balt

Prishtinë, 25 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të dendura.

Vranësirat sipas IHK-se do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të perziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetem reshje bore.

IHK ka njoftuar edhe për pluhurin saharian i cili është në rrugë drejt Europes, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta , reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje te kesaj natyre ishin vitin e kaluar.

\"Pluhuri saharian nga Sahara ka perfshirë Spanjen, një pjesë të Italisë dhe neser apo gjate natës pritet të arrijë në Shqiperi dhe në vendin tonë me intensitet të dobët\", thekson IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius.

Do të fryjë  erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)