28 Mars 2024

Korrupsioni renditet si një nga problemet kryesore në Kosovë

Prishtinë, 24 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK) ka lansuar sot botimin special të Pulsit Publik për korrupsionin.

Rezultatet e hulumtimit të opinionit me qytetarët tregojnë se korrupsioni vazhdon të renditet si një nga problemet më të rëndësishme me të cilin ballafaqohet Kosova, ku 18% e qytetarëve të intervistuar janë të mendimit se korrupsioni është problemi më i rëndësishëm në Kosovë, duke u renditur vetëm pas papunësisë si çështje më problematike në Kosovë nga 39% e të anketuarve.

Sipas shumicës së të anketuarve (58%), niveli i korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë 12 muajve të fundit.

Nga ana tjetër, 31% e tyre besojnë se korrupsioni është rritur, në krahasim me 12% që mendojnë se niveli i korrupsionit është ulur.

Në kuptim të perceptimit të korrupsionit në mesin e punonjësve të sektorit publik, shumica e zyrtarëve në të dy nivelet e qeverisjes janë të mendimit se shërbimi civil i Kosovës është i mbushur me \"nepotizëm, favorizime dhe patronazh\", \"ushtrim të ndikimit\" dhe \"përvetësim (duke përfshirë edhe vjedhje të kohës - duke mos i punuar orët e nevojshme), vjedhje dhe mashtrime\".

Nëpunësit publik që punojnë në institucionet e nivelit komunal janë më të prirë të besojnë se \"ryshfeti\" ekziston në të gjithë shërbimin civil në Kosovë (80.8%), në krahasim me zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror (66.3 %).

Lidhur me çështjen e mbizotërimit të përgjithshëm të korrupsionit në shërbimin civil në Kosovë, vlerësimi mesatar për zyrtarët e nivelit komunal ishte 3,11 dhe vlerësimi mesatar për zyrtarët e nivelit të institucioneve qendrore ishte 3,08, i renditur në një shkallë nga 1 në 5, ku 1 ishte \"jo i përhapur\" dhe 5 ishte \"shumë i përhapur\".

Pavarësisht nivelit të lartë të perceptimit të korrupsionit, ende vetëm 28.2% nga zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror dhe 18.3% të zyrtarëve nga institucionet e nivelit komunal treguan se kanë raportuar korrupsionin kur ata kanë qenë dëshmitarë.

Një krahasim i të dhënave me Hulumtimin e UNDP-së të vitit 2014 mbi Gjininë dhe Korrupsionin tregon se ka një rritje në rezultatin mesatar për zyrtarët e sektorit komunal (3,11) në 2016 krahasuar me mesataren prej 2,72 nga viti 2014.

Nga ana tjetër, ky rezultat nuk ka ndryshuar për nivelin qendror. Gjetjet nga fokus grupi me aktivistë gjinorë tregojnë se mendimi i përgjithshëm është se niveli aktual i korrupsionit është i ngjashëm në institucionet e nivelit lokal dhe atë qendror; megjithatë, pjesëmarrësit deklaruan se niveli i perceptuar i korrupsionit është më i lartë se në vitin 2014 për shkak të një pune më të mirë të bërë nga mediat dhe organizatat që punojnë në rritjen e vetëdijes mbi korrupsionin dhe format e tij, dhe të atyre që kanë programe
që mbështesin institucionet e Kosovës në adresimin e korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)