18 Prill 2024

Po zgjidhen gjyqtarët e Speciales

Prishtinë, 1 tetor - Avis Benes, nga zyra e Maja Kociançiç, zëdhënëses së komisionares për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka thënë se aktivitetet gjyqësore do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen.

Sipas saj, aktualisht po merren aktivitete logjistike dhe administrative, duke përfshirë këtu rekrutimin e stafit dhe një hap tejet të rëndësishëm, siç thotë ajo, tanimë paraqet zgjedhja e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) e kanë vlerësuar si hap tejet të rëndësishëm zgjedhjen e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar, por, siç thonë ata, aktivitetet gjyqësore nga Specialja do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, deri te funksionalizimi i kësaj Gjykate duhet të përmbushen edhe disa kushte, ku përfshihet plotësimi i pozitave me prokurorë, gjykatës dhe personelin mbështetës, shkruan gazeta \'Zeri\'.

Nga ana tjetër, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe me autoritetet holandeze, Dhomat e Specializuara tashmë janë vendosur në Hagë.(“Zëri”)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)