18 Prill 2024

Jashari: Mos luani me kategoritë e luftës

Prishtinë, 1 tetor - Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi apo ndalja e pensioneve për kategoritë e luftës së UÇK-së, në këtë rast familjeve të dëshmorëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, nëse Qeveria nuk e korrigjon gabimin, reagimi i shoqatave të luftës së UÇK-së do të jetë i ashpër.

“Kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme. Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet t’i thërrasin mendjes dhe mos të luajnë me kategoritë e luftës së UÇK-së. Për një kohë të gjatë nuk është bërë asnjë përpjekje adekuate për t’i rregulluar të drejtat dhe beneficionet e kategorive të dala nga lufta. Marrja e një vendimi të këtillë është qesharak, i papranueshëm si dhe i kontribuon destabilitetit të vendit”, ka deklaruar Jashari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)