20 Prill 2024

AAB me 15 mijë studentë kalon në VALA

Prishtinë, 15 shtator - Kolegji më i madh në vend, AAB, vendosi t'i bashkohet operatorit lider në vend, Vala, duke nënshkruar një marrëveshje, e cila përfshin marrjen e shërbimeve të Vala-s nga ana e stafit menaxhues, profesorëve dhe studentëve të këtij kolegji.

Krahas 200 zyrtarëve të këtij kolegji, të cilët do të marrin numra me kontratë të Vala-s apo PostPaid, do të jenë 15 mijë studentët e kolegjit që do të bëhen pjesë e Vala-s, saktësisht pjesë e pakos N\'Trip, e cila kushton 3 euro në muaj për çdo student.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Vala-s dhe Kolegjit AAB paraqet kalimin më masiv që është bërë deri më tani në operatorin publik Vala nga ana e institucioneve dhe kolegjeve të tjera.

Para Kolegjit AAB, kolegje të tjera në numër të madh të studentëve si kolegji “Fama” me 9 mijë studentë, kolegji “UBT” me 7 mijë studentë, kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, kolegji “Iliria” me 5 mijë studentë, dhe mijëra studentë të tjerë nga kolegjet “ISPE”, “Dukagjini”, “Juridica” etj, kaluan në Vala.

"Është një marrëveshje e madhe për Vala-n për shkak se bëhet fjalë për 15 mijë studentë që do të pajisen me numra të Vala-s dhe do të bëhen pjesë e pakos në N'Trip. Gjithashtu edhe zyrtarët e lartë të AAB-së, mbi 200 numra, do të jenë klientë të Vala-s”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, duke shtuar se marrëveshja mes dy institucioneve është 3 vjeçare dhe se gjatë kësaj kohe, numri i studentëve që do hyjnë në N\'tripa të Vala-s do të shkojë deri në 23 mijë.

Pakoja N’Trip, e cila ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, brenda së cilës përfshihen 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 SMS, u lansua para 5 mujash dhe deri tani ka kaluar shifrën e mbi 30 mijë anëtarëve.

Këtyre 30 mijë anëtarëve do t\'i bashkohen nga 1 tetori edhe rreth 50 mijë studentët e gjitha kolegjeve private që kanë nënshkruar marrëvshje me Vala, në mesin e të cilëve edhe 15 mijë studentët e AAB-së.

“Kemi pasur edhe më herët marrëveshje të nënshkruara me Vala-n, por kjo e sotmja është më konkretja dhe më e detajuara. Vala përveç se do të mbështet studentët për realizimin e praktikave të tyre mësimore, merr obligim të mbështesë edhe aktivitetet e kolegjit AAB", tha Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)