23 Prill 2024

Albright tërhiqet nga PTK

Prishtinë, 27 dhjetor - Kompania e ish sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright, është tërhequr nga gara për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK).

Kompania “Albright Capital Menagment”, e kryesuar nga sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, konfirmoi të enjten për gazetën JNK se është tërhequr nga gara për blerjen e aksioneve të ndërmarrjes më profitabile në vend, Postë Telekomit të Kosovës(PTK).

”Tërheqja nga tenderi në Kosovë është bërë në tetor të këtij viti”, ka konfirmuar për JNK Nelson Oliveira, drejtor dhe këshilltar i Përgjithshëm i “Albright Capital Management”.

“Ne rregullisht bëjmë vlerësimin e transaksioneve në tërë botën dhe duhet të vendosim në mes të shumë mundësive interesante, bazuar në burimet dhe kapitalin tonë, të cilat nuk janë të pakufizuara. Në tetor, ne vendosëm të ndjekim disa mundësi të tjera të cilat ne besojmë se ofrojnë më shumë mundësi suksesi për investitorët tonë”, tha ai.

Zyrtari i kësaj kompanie deklaroi se tërheqja nuk është bërë për shkak të ndonjë parregullsie në tenderin e udhëhequr nga Qeveria e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)