29 Mars 2024

EULEX i dhuroi 70 vetura Ministrisë së Punëve të Brendshme

Prishtinë, 4 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia për pranim-dorëzimin e donacionit të veturave të EULEX-it për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac dhe zyrtarë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), Xavier de Marnhac, tha se  EULEX-i po dhuron 70 vetura për Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor  të Kosovës.

“Siç  e dini, kjo është hera e tretë që EULEX-i po ndihmon institucionet e Kosovës, duke  dhuruar pajisje  shtesë që kanë vlerë të konsiderueshme për institucionet që merren me sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Marnhac.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se ky është një bashkëpunim i mirë me EULEX-in, që përveç ndihmave tjera që jep në sundimin e rendit dhe ligjit, sot e kemi një përkrahje të madhe edhe në pajise kryesisht për Policinë e Kosovës.

“Janë 70 automjete për të cilat Policia e Kosovës ka nevojë, në disa stacione policore kemi pasur mungesë për tipa të tillë të automjeteve. Kjo do të ndihmojë që të kursehet buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i policisë dhe do të krijojë mundësinë që policia t’i kryen detyrat edhe më mirë”, tha ministri Rexhepi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)