29 Mars 2024

Njohja e Kosovës nga Serbia e stabilizon rajonin

Tiranë, 26 korrik - Kreministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se kjo njohje do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit.

Në faqen e tij në rrjetin Facebook, dje zoti Rama ka shkruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte “zgjidhje e qartë nga errësira e tunelit në dritë në dalje të tij”.

Në këtë mënyrë zoti Rama reagoi ndaj një artikulli të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikuar ditën e hënë, në të cilin ai ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, duke propozuar hapje të dialogut kombëtar në Serbi për këtë çështje.

Kryeministri Rama e ka lavdëruar artikullin e presidentit Vuçiq dhe e postoi atë në Facebook, raporton agjencia AP nga Tirana.

“Dëshiroj ta ndajë me ju mbresën e mirë që presidenti i Serbisë e ka lënë tek unë me këtë meditim publik”, ka shkruar Rama.

Zoti Rama, po ashtu, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, derisa këto dy shtete janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)