23 Prill 2024

Ilir Meta betohet sot si president i Shqipërisë

Tiranë, 24 korrik - Presidenti i ri i zgjedhur i Shqipërisë do të bëjë sot betimin në parlament, procedurë që i mundëson Ilir Metës të marrë zyrtarisht mandatin e kreut të shtetit.

Ceremonia e betimit e presidentit do të zhvillohet sot ku me pas presidenti do t\'i drejtohet selisë së tij, ku do të pritet nga paraardhësi Bujar Nishani.

Sipas protokollit, të dy do të dalin në sheshin përpara presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t\'i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Mësohet se gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Pas fjalës që do të mbajë presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare e parakalimit të forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)