29 Mars 2024

BE merr masa ligjore kundër Polonisë mbi reformën gjyqësore

Bruksel, 20 korrik - Komisioni Europian po planifikon të nisë javën e ardhshme një procedurë ligjore kundër Polonisë mbi reformën e saj të diskutueshme në sistemin gjyqësor.

\"Ne do të përgatisim me shpejtësi procedurat e shkeljes së ligjit të BE-së dhe do të fillojmë javën e ardhshme\", tha të mërkurën nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Ai vuri në dukje se komisioni ka diskutuar mbi pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i konsideruar si \"opsioni bërthamor\".

\"Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ne jemi shumë afër aktivizimit të nenit 7\", shtoi Timmermans.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)