28 Mars 2024

Një vit nga grushti i shtetit të dështuar në Turqi

Ankara, 15 korrik - Sot bëhen një vit nga tentativa për grusht shtet në Turqi. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se 15 Korriku është një risi në historinë e demokracisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në panelin "15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut", zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë. "Egërsia dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë\", ta më këtë rast Erdogan.

"Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra", tha Erdogan.

"Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht", është shprehur në fjalën e tij Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdoğan ka theksuar se ajo nuk do të hiqet edhe për një kohë.

"Ne do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)