25 Prill 2024

ISHMP liron nga detyra 2 inspektorë

Tiranë, 11 korrik - Pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ Stop në Tv Klan,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve mori masa të menjëhershme duke liruar nga detyra dy punonjës të këtij institucioni.

Vendimi është marrë mbështetur në VKM nr.103 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve”, Urdhërit të Kryeministrit nr. 49 datë, 29.3.2016  “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve”. .

“Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Pyjeve, Ergys Agasi liroi nga detyra ditën e sotme Dashamir Koltraka, me detyrë inspektor i sektorit Kavajë, në sektorin e Policisë Pyjore pranë ISHMP-së, Dega Rajonale Tiranë si edhe z. Ilmi Hoxha me detyrë inspektor i sektorit Tiranë në sektorin e Policisë Pyjore pranë ISHMP-së, Dega Rajonale Tiranë. Të dy punonjësit janë liruar për shkak të mospërmbushjes së detyrave nga ana  tyre”, thuhet në një komunikatë të ISHMP-së.

Kryeinspektori Agasi falenderon emisionin investigativ Stop në Tv Klan si edhe qytetarët për denoncimet, kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit si edhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë ISHMP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)