23 Prill 2024

Migrimi ka sjellë rritjen e popullsisë së BE-së

Bruksel, 11 korrik - Zyra e Statistikave e BE-së, Eurostat, bëri të ditur të hënën se numri i popullsisë së Bashkimit Europian deri më 1 janar 2017 vlerësohet se ka qenë 511.8 milionë, me një rritje që mendohet se ka ardhur për shkak të migrimit.

Sipas Eurostatit, vjet numri i popullsisë në 18 vende anëtare të BE-së është rritur, kurse në 10 të tjerat është ulur.

Rritja më e madhe u regjistrua në Luksemburg, me 19.8 për 1000 banorë. Suedia dhe Malta u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Nga ana tjetër, Lituania kishte uljen më të madhe prej 14.2 për 1000 banorë, e pasuar nga Letonia dhe Kroacia.

Eurostati vëren se më 1 janar 2017 popullsia e BE-së ishte 1.5 milionë më e madhe se në të njëjtën periudhë të vjetshme. Meqenëse gjatë vitit të kaluar numri i lindjeve ishte i përafërt me atë të vdekjeve, vlerësohet se rritja e popullsisë ka ardhur nga migrimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)