18 Prill 2024

Shqipëria përfshihet nga zjarret

Tiranë, 10 korrik - Shqipëria është përfshirë nga një valë e pazakontë të nxehti, që ka shkaktuar zjarre masive në shumë zona të vendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se mijëra hektarë tokë, kullota dhe pyje janë djegur.

\"Në 24 orët e fundit ka pasur 12 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë,\" konfirmoi të premten Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.

Një numër të madh zjarresh ka pasur në Shkodër, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile, zjarret është e vështirë të vihen nën kontroll, pasi favorizohen nga temperaturat e larta në mbarë vendin.

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me bimësi e pyje, në lagjen \"15 Shtatori\", në Tepelenë.

Situata është alarmante, pasi zjarri rrezikon të prekë edhe shtëpitë private që ndodhen aty pranë.

Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë angazhuar dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mos lejuar avancimin e tij.

Parashikohet se gjatë fundjavës temperaturat në Shqipëri do të arrijnë deri në 40 gradë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)