24 Prill 2024

Partia e presidentit Macron fiton shumicën në parlament

Paris, 19 qershor - Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron "Lëvizja për Republikën" (LREM) fitoi shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

 Bazuar në llogaritjen paraprake të votave në raundin e dytë dhe atë përfundimtar të garës legjislative, LREM fitoi e vetme 315 vende në parlament, ndërsa duhen vetm 289 vende për të patur shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Kryetarja e partisë, Catherine Barbaroux (Katrin Barbaro)vlerësoi fitoren në zgjedhjet parlamentare.

"Tani duket që presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri Edouard Philippe kanë një shumicë të qartë dhe të qëndrueshme për të zbatuar përparësitë e marrëveshjes mes tyre dhe popullit francez."

"Janë një shumicë burrash dhe grash, anëtarët tanë të parlamentit, që falë përvojave të tyre do të votojnë ligje në dobi të zhbllokimit të ekonomisë së Francës, çlirimit të energjive, krijimit të një solidariteti dhe mbrojtje të re për popullin francez, veçanërisht për shtresën në nevojë të tij", tha Barbaroux.

Ajo shtoi se parlamenti i ri do të jetë i rinovuar dhe i larmishëm me politikanë profesionistë dhe përvoja nga shoqëria civile.

Republikanët fituan 133 vende në parlament, duke u bërë partia më e madhe opozitare në vend. Në parlamentin e ri të Francës do të ulen gjithashtu 6 deputetë të Frontit Kombëtar nga 2 të legjislaturës së kaluar dhe 32 të Partisë Socialiste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)