16 Prill 2024

NATO vendos përfshirjen në luftën kundër terrorizmit

Bruksel, 26 maj - Terrorizmi, ndarja e ndershme e përgjegjësive financiare dhe Rusia ishin temat kryesore që u diskutuan të enjten në samitin e NATO-s në Bruksel, ku merrte pjesë për herë të parë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në konferencën e shtypit pas samitit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dha detaje për ato që u vendosën.

\"Ramë dakord për një plan të NATO-s kundër terrorizmit. Vendosëm që aleanca të jetë zyrtarisht pjesë e koalicionit global kundër Shtetit Islamik, por kjo s\'do të thotë se do të angazhohemi në luftime. Vendimi ynë dërgon mesazh të fortë për angazhimin kundër terrorizmit,\" tha Stoltenberg.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi me ngulm që anëtarët e aleancës të respektonin nivelin prej 2% të GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe mori reagimin që priste prej tyre.

Sekretari Stoltenberg tha se vendet anëtare ranë dakord që të hartojnë plane kombëtare për të respektuar nivelin prej 2% të GDP-së, ndërsa shtoi se planet do të paraqiten në dhjetor. Ai u tregua mjaft i qartë edhe për Rusinë dhe tha se përforcimi i aleancës është reagim proporcional ndaj veprime ruse në Krime dhe Ukrainë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)