25 Prill 2024

Sot hapet Samiti i NATO-s, fokusi te lufta kundër terrorizmit

Bruksel, 25 maj - Samiti i NATO-s që mbahet sot në Bruksel do të fokusohet te lufta kundër terrorizmit dhe ndarja e përgjegjësisë së shpenzimeve midis vendeve anëtare.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se samiti do të jetë i shkurtër, por me një rëndësi të madhe pasi \"ai do të tregojë bashkimin e të 28 vendeve anëtare\".

Stoltenberg-u dënoi gjithashtu sulmin e fundit terrorist në Manchester të Anglisë. Ai theksoi se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të kundërshtojnë terrorizmin e çdo forme. Goditja e terrorizmit është një sfidë e ndërlikuar dhe duhet një reagim i koordinuar nga agjencitë ligjzbatuese, ato të zbulimit dhe ushtarake, tha ai.

Në lidhje me ndarjen e shpenzimeve për aleancën, një nga temat më të nxehta të samitit, Stoltenberg-u u bëri thirrje vendeve anëtare të respektojnë masën e përcaktuar, të forcojnë potencialin ushtarak dhe të shtojnë kontributin në operacionet e NATO-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)