29 Mars 2024

Britania ngrit në shkallën më të lartë nivelin e kërcënimit terrorist

Londër, 24 maj - Kryeministrja britanike Theresa May shpalli mbrëmjen e së martës rritjen e nivelit të kërcënimit terrorist nga \"serioz\" në \"kritik\", pas sulmit terrorist në Manchester.

Ky është niveli më i lartë në sistemin me pesë nivele të kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe.

May shpalli gjithashtu se forcat e ushtrisë do të zëvendësojnë policinë në ruajtjen e vendeve e të objekteve të rëndësishme, si Parlamenti dhe stacionet e trenave.

Në aktivitete si koncertet dhe ndeshjet e futbollit, ushtria do të bashkëpunojë me policinë për të garantuar sigurinë publike.

Një shpërthim vetëvrasës rreth orës 10 të natës së të hënës në stadiumin \"Manchester Arena\", menjëherë pas përfundimit të një koncerti nga këngëtarja Ariana Grande, shkaktoi së paku 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Policia ka konfirmuar që autori i sulmit, 22 vjeçari Salman Abedi, është shtetas britanik me origjinë libiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)