19 Janar 2018

Liderët e Ballkanit do të takohen në Bruksel më 24 maj

Bruksel, 18 maj - Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutuohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.

Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Janar 2018

- Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Koalicionin e OJQ-së për Integritet dhe Transparencë në Universitet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori ContourGlobal për projektin e TC Kosova e Re. (Mjediset e MZHE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të inicohet procedura për Auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike, për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  sallën N 303, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti për gjendjen e mjedisit, i ftuar kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:30

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  do të vizitojë Burgun e Hapur në Smrekonicë. (Fshati Smrekonicë, magjistrala Prishtinë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të takoj zëvendësministrin e Diasporës, Xhavit Zariqi. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Junikut. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:30)

- Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizohet tryezë shkencore kushtuar figurës së Skënderbeut në 500-vjetorin e vdekjes, në të cilën pos kryetarit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë edhe historianë e njohës së figurës së heroit. (Shkolla “Don Bosko”, në Gjilan, ora 14:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Komunës, ora 15:00)