20 Prill 2024

SHBA paralajmëroi për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në Ballkan

Washington, 18 maj - Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik.

Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)