24 Prill 2024

Trump i jep informacione të klasifikuara Rusisë

Washington, 16 maj - Presidenti Donald Trump zbuloi një informacion shumë të klasifikuar, për të ashtuquajturin Shteti Islamik, te ministri i jashtëm rus, thanë zyrtarë amerikanë për mediat.

Informacioni erdhi nga një partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk i kishte dhënë leje këtyre të fundit, për ta ndarë atë informacion me Rusainë.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë takimit të Trump me Lavrov, javën e kaluar në zyrën Ovale, raporton Washington Post. Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë, ka thënë se raporti nuk është i vërtetë.

\"Kjo histori është e rreme. Presidenti diskutoi vetëm kërcënimet e përbashkëta, me të cilat ballafaqohen të dy vendet\", tha Dina POëell, zëvendës këshilltare për sigurinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)