19 Tetor 2017

Rusia pritet të bëhet më agresive dhe më e paparashikueshme

Washington, 13 maj - Në SHBA, krerët e agjencive të zbulimit paralajmëruan se kërcënimi i Rusisë, pas përpjekjeve të saj për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, nuk ka të ngjarë të pakësohet. Përkundrazi, thanë ata, Moska pritet të bëhet më agresive dhe më e paparashikueshme.

Nëse kishte ndonjë shpresë se marrëdhëniet amerikano-ruse mund të përmirësoheshin pas takimeve të nivelit të lartë të kësaj jave, ajo u shua shpejt nga zyrtarët më të lartë amerikanë të zbulimit.

\"Është e qartë se rusët e kanë intensifikuar lojën e tyre, duke përdorur mediat sociale dhe mjete të tjera me mënyra që nuk i kemi parë më parë. Ky është një kërcënim i madh për procesin tonë demokratik\", - thotë Dan Coats, Drejtor i Zbulimit Kombëtar.

Gjatë një seance me pyetje-përgjigje në Senat, drejtori në detyrë i FBI-së shkoi deri aty sa të kundërshtonte pohimet e Shtëpisë së Bardhë se hetimi i kësaj agjencie rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane dhe bashkëpunimi i mundshëm me njerëzit e fushatës së zotit Trump, është \"një ndër gjërat më të vogla\" në axhendën e saj.

\"A është ky një hetim i vogël krahasuar me gjithë punën tjetër që po bëni?\" pyeti senatori Angus King.

\"Ne e konsiderojmë atë një hetim shumë të rëndësishëm,\" u përgjigj Andrew McCabe, drejtor në detyrë i FBI-së.

Përgjigjja ishte në të njëjtën linjë me paralajmërimet e mëparshme të zyrtarëve të lartë, përfshirë sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis, i cili në seancën e tij të konfirmimit e quajti Rusinë kërcënimin më të madh për stabilitetin amerikan dhe atë global.

Por nën Presidentin Donald Trump, kjo pikëpamje ka ndryshuar. Krerët e zbulimit u thanë ligjvënësve të enjten se kërcënimi që vjen nga një Kore Veriore me armë bërthamore është tani përparësia e tyre kryesore.

\"Nuk do të thosha se, pavarësisht se nuk është më në titujt kryesorë, rreziku që lidhet me kërcënimin e Kim Jong Unit ka ndonjë rënie\", tha Mike Pompeo, drejtor i CIA-s.

Zyrtarët refuzuan të thonë se sa afër është Koreja e Veriut nga aftësia për të goditur SHBA me një raketë bërthamore. Por ata vunë në dukje se çdo provë me raketë, qoftë edhe e dështuar, e sjell Penianin më afër këtij objektivi.

\"Ata janë në këtë rrugë dhe të vendosur ta bëjnë këtë,\" - tha gjeneral Vincent Stewart, drejtor i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes.

Mes kërcënimeve kryesore, sipas zyrtarëve, është edhe grupi terrorist Shteti Islamik. Zyrtarët paralajmërojnë se ISIS-i po përgatitet të riorganizohet në Irak dhe Siri dhe ende është i aftë të organizojë dhe frymëzojë sulme në të gjithë botën, pavarësisht humbjeve të mëdha në fushën e betejës.

Është pastaj Irani, i cili megjithëse deri tani po e respekton marrëveshjen bërthamore, vazhdon të luajë rol aktiv në Siri, Irak dhe gjetkë, duke përhapur ndikimin tij. Sipas zyrtarëve, ai ka në komandë rreth 10 mijë luftëtarë milicie në të gjithë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Valën dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e PTK-së, ora 9:30)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temën “Rëndësia e Parandalimit të Korrupsionit në Zhvillim Ekonomik”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministria e Drejtësisë dhe Njësia Kosovare e  BioetikÑ‘s në UNESCO nÑ‘ kuadrin e Ditës Botërore tÑ‘ BioetikÑ‘s organizon konferencën një ditore më moton "Barazia,Drejtësia dhe Paanshmëria". (Ministria e Drejtësisë në objektin e ri të Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i punimit "Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nw tw cilwn do tw bwhwt tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media në të cilën do të diskutohet mbi sistemin e financimit të subjekteve politike, me një fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, hyrja ngjitur me qendrën Orion, Kati 2, ora 10:30)

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mbajn konferencën e përbashkët lidhur me përgatitjet e përbashkëta për Zgjedhjet Lokale 2017.  (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e diskutimit "Arsimi i lartë në Kosovë - sfidat kryesore dhe rruga përpara", ku do të diskutohen çështjet e ngutshme në arsimin e lartë në Kosovë dhe masat e nevojshme për t’i adresuar këto sfida. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e fushatës elektorale



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun kryesore të qytetit. (Tregu te Klan Kosova, ora 9:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut. (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Dabishevc. (Dabishevc, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Vitisë, Salih Salihu mban tubim elektoral në Viti. (Shtëpinë e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës në Drenas. (Palestra Sportive, Drenas, ora 12:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Lagjen e Muhaxherëve dhe Bregu i Diellit. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve në Suharekë, ora  17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", në Gilan, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Hackerspace. (Hackerspace, ora 17:00)

- Nisma për Kosovën mban tubimin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 17:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Tevezhdoll. (Tevezhdoll, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant "Park" në, ora 18:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Besi. (Besi, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorët e lagjes së Muhaxherëve. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 19:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Fushë-Kosovës, Driton Avni Zogiani mban tubim elektoral në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, në ora 20:00)