24 Prill 2024

Kukan: “Trepça” të zgjidhet në Bruksel

Bruksel, 24 tetor - Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan beson se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme e cila duhet të adresohet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Kukan ka deklaruar se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.

Duke folur në një intervistë për gazetën serbe, “Veçernje Novosti” për një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan ka theksuar se zëvendëskryeministri serb ia ka shpejguar qëndrimin e tij, por se është nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar.

“Unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Kukan raporton “Veçernje Novosti”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)