28 Mars 2024

Myslimanë të rinj serbë justifikojnë dhunën në emrin e fesë

Beograd, 1 tetor - Një e pesta e myslimanëve të rinj në krahinën serbe Sanxhak justifikojnë dhunën e kryer në emër të fesë, ndërsa çdo i dhjeti i ri tregon, se nuk është kundër ekstremizmit, në se ai është në mbrojtjen e fesë.

Këtë e tregojnë rezultatet e një anketimi të Komitetit të Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, cituar nga gazeta serbe “Blic”. Autori Vlladimir Iliç komentoi, se myslimanët e rinj në Sanxhak janë të izoluar dhe shumica prej tyre nuk u besojnë edhe fqinjëve nga kombi dhe feja e njëjtë. “Ata nuk u besojnë imamëve, partive politike, organizatave joqeveritare, fqinjëve. Ata u besojnë vetëm anëtarëve të familjes së tyre dhe partnerëve”, thekson Vlladimir Iliç.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)