29 Mars 2024

Ferid Hoxha u premtoi përkrahje organizatave Shqiptaro Amerikane

New York, 23 mars - Organizatat Shqiptaro Amerikane "Shprese & Paqe" dhe "Duart e Hapura" pas takimit me  Konsullën e Republikës së Kosovës në New York Znj.Vlora Çitaku, takuan edhe Ambasadorin e Misionit Shqiptar pranë OKB-së, Ferit Hoxha me ç’rast njoftuan Ambasadorin për mbarëvajtjen e projektit dhe kërkuan mbështetje në aspektin e gjetjes së lehtësive rreth transportit dhe logjistikes së ndihmave të mbledhura për të përmbyturit në Shqiperi.

Përfaqesuesja e Women\'s Organization \"Hope & Peace\"  Znj. Mimoza Dajçi dhe perfaqesuesi i organizates \"Open Hands\" z.Aleksander Nilaj njoftuan Ambasadorin Hoxha rreth te arriturave të deritanishme.

Znj. Mimoza Dajci pasi bëri një ekspoze të perpjekjeve të organizates që ajo drejton  mbi dhunën në familje ndaj grave dhe mbrojtjen e të drejtave të saj e fëmijeve,  ku në shumë raste dora e kësaj organizate ka luajtur një rol kyç për zgjidhjen e konflikteve u ndal edhe tek projekti humanitar i grumbullimit të ndihmave që po pregatisin për ti dërguar në shqiperi në zonat e permbytura nga lumenjtë.

Aleksander Nilaj ngriti kerkesen për perkrahje nga Ambasadori dhe theksoi se muaj me parë kur një aktivitet i ngjashem ishte organizuar për të përmbyturit në Bosnje, kërkesës së z.Nilaj i ishte përgjigjur pozitivisht Ambasada Turke e cila kishte bartur të gjitha ndihmat nga New York-u për në destinacion në Bosnje.

Me tej Nilaj theksoi se projektit për ndihmë të përmbyturve në Shqipëri i janë përgjigjur shumë bashkëatdhetare në mesin e te cileve duhen të theksohen znj. Eleni Troja, z.Gani Perolli dhe Tush Musaj, Astrit Tota, Lideri i Partise Demokratike per Distriktit 80 Joseph McManus, Marilyn Anderson, Majfturie Daci, Xhani Demaliaj, e tjerë, te cilët ndihmuan projektin që në ditet e para.

Gjatë takimit u njoftua Ambasadori se deri tani janë grumbulluar rreth 200 paketa me veshëmbathje, materiale higjeno - sanitare, mjete didaktike, lodra për femijë dhe sende të ndryshme për nevoja elementare për të përmbyturit.

Ambasadori Hoxha falenderoi tre organizatat per bujarinë e gatishmerine e treguar për të ndihmuar njerëzit në nevoje si dhe e mirëpriti qysh në fillim bashkepunimin. Ai  theksoi se do të bëj gjithçka është e mundur që ti ndihmoj këto organizata në realizimin e këtij projekti humanitar  që ndihmat e grumbulluara të arrijne sa më shpejt në destinacionin e duhur në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)