Lady Gaga akuzohet për kopjim
SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007. Lexo
Prishtinë, 23 korrik - Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit Kosova e Re ka mbajtur sot takimin e radhës ku diskutoi për hapat e shpejta që duhet të ndërmerren për finalizimin e përgatitjeve për pakon tenderuese te këtij Projekti.
Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, në cilësinë e kreut të KD-së ka njoftuar anëtarët e Komitetit Drejtues mbi punën që është bërë javët e fundit në Hartimin e Konceptit të Modelit Tregut.
Dje me 22 korrik është finalizuar Koncepti i Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike i hartuar nga Grupi Punues i Qeverisë për Tregun e Energjisë.
Ky dokument i rëndësishëm me gjithë vonesat e deritanishme, për shkak të domosdoshmërisë së konsultimeve me faktorët e BE-së, Traktatit të Komunitetit të Energjisë, është finalizuar dhe miratuar nga të gjithë akterët relevantë (MEF, MEM, KOSTT, ZRrE, USAID, BB, ECLO Këshilltarët PËC dhe HË të Transaksionit Kosova e Re, Këshilltarët e Transaksioneve te Distribucionit dhe Furnizimit IFC dhe Deloitte).
Për këtë çështje Ministrja Pula dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të lartpërmendura janë takuar disa herë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Përfundimi me sukses i këtij aktiviteti mundëson hartimin i Draft Kërkesës për Propozim e cila sot ishte në agjendën e KDP-së.
Në takimin e KDP që u mbajt sot u shqyrtua draft kërkesa për propozim (KpP) e prezantuar nga Këshilltarët e Transakcionit.
Pas diskutimeve të pjesëmarrësve lidhur me këtë çështje u vendos që Draft Kërkesa ti dërgohet komunitetit të donatorëve (USAID, Banka Botërore, ECLO, KfW) për mendimin e tyre.
Opinioni i tyre do të pritet deri me 30 korrik 2010. Ndërkohë KDP do të rishikojë këtë dhe do ta plotësojë me kërkesën për analizën e pjesëmarrjes së Qeverisë me aksione në korporatat GenCo dhe MineCo.
Propozimi i Këshilltarëve të Transakcionit i prezantuar sot për pjesëmarrjen me aksione ishte nën nivelin e pretendimeve tona, prandaj në këtë periudhë të rishikimit MEM do të propozojë që në Draft Kërkesën për Propozim të parashikohet pjesëmarrja më e lartë e Qeverisë në aksionet e këtyre korporatave të përbashkëta.
Qeveria do ta shqyrtojë dhe miratojë këtë dokument në javën e parë të Gushtit. Pas kësaj Draft Kërkesa për Propozime do ti dorëzohet investitorëve potencial.
SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007. Lexo
Berlin, 10 shtator - Panari ndërkombëtar i produkteve elektronike (IFA) në Berlin arriti një bilanc rekord në përfundim të tij. Sektori i tregtisë porositi mallra në vlerë 3,5 miliardë euro. Një plus prej 9% krahasuar me vitin e shkuar. Lexo

Madrid, 10 shtator - Real Madridi ka bërë të ditur se ka pasur rritje prej 8.6 për qind të fitimit bruto nga viti i kaluar, në 442.3 milionë euro...

OKB shqetësohet rreth rritjes së çmimit të bukës
New York, 4 shtator - OKB-ja ka thirrur një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me rritjen kohët e fundit të çmimeve të...

Reforma me arka fiskale si fatale!
Dështimi me reformën e arkave fiskale i cili thuajse është i vërtetuar në bazë të ecurisë së gjertanishme, është...
Adresa: Sheshi "Zahir Pajaziti", Tel: +381(0)38 735-519, +377(0)44 185-977, +386(0)49 185-977
e-mail: rizakoci@gmail.com & marketing@ekonomia-ks.com & redaksia@ekonomia-ks.com
Prishtinë
© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh